Në Singapor ka dalë nga spitali pas një trajtimi 13 mujor foshnja Kwek Yu Xuan e cila mendohet se është “foshnja më e vogël e botës”.

Sipas lajmit të BBC-së, foshnja e gjinisë femërore e emërtuar Kwek Yu Xuan ishte 212 gramë kur lindi në Singapor dhe me një gjatësi 24 centimetra. Foshnja e cila në vend të javës së 40 të shtatzënisë, lindi në javën e 25-të në peshën e një molle, doli nga spitali pas një trajtimi në kujdesin intensiv për një periudhë 13 mujore.

Nëna e Yu Xuan u fut në lindje emergjente cezeriane për shkak të tensionit të lartë i cili mund të ishte vdekjeprurës edhe për nënën edhe për foshnjën me dëmtimin e organeve jetësore.

Bëhet e ditur se foshnja pas trajtimit në spital ka arritur shëndetin e saj duke arritur në 6,3 kg.

Sipas regjistrimeve të Universitetit Lowa të SHBA-së, foshnja më e vogël në botë ishte një vajzë e lindur në vitin 2018 në peshën 245 gramë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb