Pas regjistrimit të 1 111 rasteve të reja me koronavirus në Singapor, duke e çuar në 9 125 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, kryeministri Lee Hsien Loong deklaroi se izolimi i vendit do të zgjatet deri më 1 qershor.

“Kjo dhimbje afatshkurtër është për të larguar virusin”, theksoi Lee gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit.

“Nuk mund të lejojmë të jemi të vetëkënaqur”, shtoi Lee.

Pas rritjes së rasteve nga fundi i marsit, sëmundja e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, më 7 prill, Singapori vendosi një izolim efektiv, më qëllim frenimin e përhapjes së sëmundjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb