Dy trafikantë të drogës u ekzekutuan në Singapor, pavarësisht kundërshtimeve të organizatave të të drejtave të njeriut.

Aktivistët thanë se Kalwant Singh nga Malajzia dhe Norasharee Gous nga Singapori u ekzekutuan, duke thënë se ekzekutimet paraqesin shkelje të të drejtave ndërkombëtare të njeriut.

Organizata Amnesty International raportoi se Singapori është një nga katër vendet që vendosin dënimin me vdekje për trafikun e drogës.

“Dënimi me vdekje nuk është zgjidhje dhe cilado qoftë arsyeja, ne jemi kundër saj. Nuk ka asnjë provë se kjo parandalon krimin”, tha Emerlynne Gill, zyrtare rajonale e Amnesty International.

Organizatat e të drejtave të njeriut u bënë thirrje autoriteteve në Singapor që të ndalojnë ekzekutimet ose, siç thuhet, “të shmangin ekzekutimet si një hap drejt largimit nga ky lloj dënimi i turpshëm dhe çnjerëzor”.

Human Rights Watch përsëriti thirrjet e saj për t’i dhënë fund ekzekutimeve për krimet e lidhura me drogën në Singapor dhe ulje të dënimeve për të dënuarit me vdekje.

Aktivistët thonë se Kalwant, i cili u dënua në vitin 2016 për “shpërndarje” të heroinës në Singapor, apeloi, duke argumentuar se ai ishte vetëm një korrier dhe bashkëpunoi me policinë përpara ekzekutimit të tij, por ankesa e tij u refuzua nga gjykata më e lartë e Singaporit.

Me ekzekutimet e fundit, numri i të dënuarve me vdekje për trafik droge në Singapor ka shkuar në katër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb