PRISHTINE- Singapori është shteti më i ri që e njeh Kosovën. Lajmin është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Në letrën e njohjes, thuhet se “në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 Qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Singaporit njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike”.

Tashjmë Kosova është njohur nga 113 vende, ndërsa Singapori është shteti i 4 nga ASEAN që ka njohur pavarësinë. Në të njëjtën kohë, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singaporit apo të aplikojnë online për e-vizë për të hyrë në Singapor që nga sot.

Bëhet e ditur se Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare me Singaporin. Ministri Hoxhaj vetëm një ditë më herët paralajmëroi dy njohje në dhjetor, ndërsa sot erdhi njëra nga to.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb