Flitet shumë se Barcelona mund të jetë një klubet më aktive në këtë merkato verë, teksa me klubin blaugrana lidhen disa nga emrat më të rëndësishëm si Neymar, Martinez, Pjanic, Skriniar dhe De Ligt. Nga Spanja vjen një tablo ndryshe që lidhet me arkat e klubit, shoqëria katalunjase ka probleme të theksuara teksa drejtuesit e klubit po mendojnë të mos rimburojnë asnjë nga 85 mijë tifozët e abonuar në “Camp Nou”. Në çdo moment kur të rifilloj La Liga dyert e stadiumit do të jenë të mbyllura për tifozët por drejtuesit e klubit as që kanë ndërmend ti kthejnë partë që kanë shpenzuar dhe bëhet fjalë për një shifër shumë të madhe, afro 45 milion euro.

Mosaico En El Camp Nou
Mosaico En El Camp Nou

Sipas rregullave të Ligës, Barcelona duhet ti kthej pas parat tifozëve të abonuar ose ti mbaj në fuqi abonimet për sezonin e ardhshëm, opsioni i parë është përjashtuar sipas të përditshmes katalunjase “Ara”. Kjo mungesë rimbursimi lexohet si një sinjal i qartë i krizës ekonomike që ka mbërthyer klubin. Sipas mediave spanjolle, klubi i Barcelonës ka një debit prej afro 500 milion euro, një shifër e frikshme. Kjo krizë është theksuar edhe nga kandidati për president, Victor Font i cili u shpreh pak kohë më parë se klubi është zhytur në një krizë të madhe financiare. Kjo krizë është reflektuar edhe tek lojtarët të cilëve iu është prekur paga gjatë kësaj periudhe, kërkesë kjo e bërë nga klubi, ndërsa lëvizjet e bujshme të përfolura në merkato vihen gjithnjë e më shumë në dyshim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb