Myrto Uzuni dhe Armando Broja I dërgojnë sinjale të rëndësishme Edi Reja dhe kombëtares, duke shënuar të tjerë gola me skuadrët e tyre të klubeve. Futbollisti beratas gjeti sërish rrjetën me Ferencvaros në kampionatin hungarez. Uzuni shënoi nga pika e penalltisë për t’i hapur rrugën fitores së skuadrës së tij 3-0 në transfertën kundër Budafoki.

Broja
Broja

Ky ishte goli I dytë radhazi, pasi atij të realizuar në fundjavë. Rrugën e rrjetës në mesjavën e futbollit europian ka gjetur edhe Armando Broja. Sulmuesi kuqezi shënoi në humbjen e thellë të Vitesse 4-1 në transfertën kundër Venlo në kampionatin holandez. Broja vetëm sa zbuti disfatën, ndërsa ishte nga të paktit që shpëtoi nga skuadra e tij. Ky ishte goli i shtatë sezonal për futbollistin në pronësi të Chelsea.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb