TIRANE- Mbrëmja e ndërrimit të viteteve parashikohet të jetë e kthjellët por shumë e ftohtë. Sipas parashikimit të metereologëve temperaturat në të gjithë vendin do të jenë nën 0.

Sipas “Metoalb” e gjithë java që vjen do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat në veri dhe verilindje do të shoqërohen me reshje të pakta dëbore.

Që nga dita e mërkurë pritet që në vend të rikthehet i ftohti siberian, i cili pritet të na shoqërojë edhe ditën e parë të Vitit të Ri.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: