Ka një stil këpucësh që nuk duhet t’i mungojë asnjë garderobe dhe ato janë loafers. Me pantallona, me një fund mini, apo me fustan, ato janë stili i këpucëve që shkon me çdo veshje. Padyshim që kemi të bëjmë me një këpucë yll që shkon me gjithçka dhe është e lehtë për t’u veshur nga mëngjesi në mbrëmje. Kjo, i bën ato një zgjedhje perfekte për të gjithë vitin. Ndryshe nga mokasina klasike, versioni i sofistikuar i të cilave janë, ato kanë një fund të trashë dhe një pamje më të guximshme. Dizajnerët i rikthejnë ato çdo sezon dimëror dhe konfirmojnë se ky është një trend kryesor që ka vend në çdo gardërobë.

Hailey Bieber i zgjedh shumë shpesh për paraqitjet e saj të përditshme dhe jo vetëm. E kemi parë të veshur me mini funde, pulovra lesh kashmiri dhe xhaketa lëkure oversize, si dhe xhaketa të veshura si fustane. Sigurisht, ajo nuk harron kurrë të shtojë një palë çorape të bardha.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kombinimi i çorapeve të leshta dhe këtyre modeleve është një mënyrë veshjeje për çdo adhurues të këpucëve. Këpucët e preferuara të modeles i përkasin Proenza Schouler. Është e zezë, me një shollë gome të trashë dhe detaj qepjeje të bardhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb