Kjo video flet për ngjarjet e viteve ’40, e cila tregon disa ushtarë amerikanë që transportojnë trupin e një qenie jashtëtokësore. Revista zelandeze “Uncensored” ka bërë një analizë të hollësishme të videos dhe thotë se ka pasur alienë në Rosëell, ose njohur ndryshe si “Area 51”. Por eksperti i UFO-ve, Philip thotë se këto video nuk tregojnë asgjë në lidhje më UFO-t. Në fakt kjo video sipas specialistëve është e filmit të prodhuar në vitin 2006 “Alien Autopsy”. Por megjithëse kjo histori mund të jetë e trilluar kanë nisur konspiracionet për ekzistencën e alienëve në Rosëell në vitin 1947. “Gjahtarët e alienëve mendojnë se ky është një dizinformim për të tërhequr vëmendjen nga provat e  vërteta”, tha Nigel Watson, një studiues i UFO-ve.

Roswell, afër Nju Meksikos, u bë i famshëm në 8 qershor të vitit 1947 pasi një gazetë lokale raportoi kapjen e disa objekteve fluturuese nga ushtria lokale.

Megjithëse kanë kaluar shumë dekada ende nuk dihet e vërteta mbi incidentin e Roswellit pasi ushtria mohoi gjithçka dhe nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar rrëzimin e alienëve.

https://www.youtube.com/watch?v=awa4LvBgF4o#t=15

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: