Një vatër zjarri është regjistruar sot në Portëz të Fierit ku për pasojë një automjet u dogj. Si fillim zjarri ra në një sipërfaqe me ferra dhe shkurre.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se afër zjarrit ka pasur dhe banesa të tjera të cilat rrezikuan nga flakët.

Ndërhyrja e Forcave zjarrfikëse të Patosit ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: