Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Altin Prenga nga Mrizi i Zanave ka folur për ushqimet tradicionale dhe se sa ka ndikuar kufizimi i orareve si pasojë e covid-19 në sektorin e biznesit.

“Në natën e ndërrimit të viteve, traditë e çdo tryeze është gjeli i detit i cili nuk duhet të mungojë. Këtë vit, si pasojë e rënies ekonomike, ditëve me shi ka patur një rënie të blerjeve të gjelave të detit. Si sipërmarrje, ua sugjeroj që të mos përgatitet i gjithë mishi, por të gatuhet nga pak dhe të mbahet në frigoriferë. Unë jam shumë tek produktet tradicionale shqiptare, të mos zhvlerësohen produktet vendase, pasi janë më të shijshme dhe ndihmojmë fermerin tonë. Kjo është një periudhë që mund të përdorim prodhime shqiptare, janë edhe me kosto më të ulët se ato të importuara. Përsa i përket orareve të kufizuara si pasojë e pandemisë së covid-19 na ka dëmtuar të pakten 40%. Por gjatë kësaj kohe jam munduar të sjell stabilizim të sipërmarrjes, pasi prodhojmë verë, djathra, pasterma dhe e kam shitur edhe në banesa. Kjo pandemi e ka goditur sektorin e restoranteve pothuajse gjysmë për gjysmë”, deklaroi Altin Prenga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb