Legjenda e grupit ‘Beatles’, Sir Paul Mçartney ka performuar në skenën e Spokane Washington për koncertin e parë të turneut të tij Got Back.
79-vjeçari doli në skenë me një xhaketë sportive me detaj me disa kopësa ngjyrë ari dhe veshje prej kadifeje. Këngëtari, i cili nuk ka performuar në skenë që nga viti 2019, u mirëprit nga fansat që rrinin në rrugë për orë të tëra para koncertit. Krijuesi i hiteve ‘Hey Jude’ mbante flokët e tij të verdha të gjata deri tek supet e tij. Artisti ka performuar për gati tre orë pa pushim.

Duke luajtur shumë nga hitet e tij si dhe duke interpretuar klasikët e Beatles për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Fansat mbetën të habitur pasi koncerti përdorte teknologjinë më të fundit dhe disa nga pamjet e pabesueshme të restauruara të drejtorit të Lord Of The Ring, Peter Jackson.

Ishte koncerti i parë i Sir Paul që nga pandemia dhe ylli u pushtua nga emocionet kur hyri për herë të parë në skenë.

Ai tha: “Ata thanë ‘kthehu’, dhe ne u kthyem. Dhe ndihet mirë”, tha ai. Fansat bërtisnin dhe duartrokitnin teksa këngëtari performonte këngët e tij.

“Uau, është gjithçka që mund të them, ju keni qenë një audiencë fantastike për natën tonë të hapjes.”
Paul ishte në gjendje të bënte duet me John Lennon duke u shfaqur në ekran pas tij për ‘I’ve Got A Feeling’ të ‘Beatles’.

Sir Paul e mbylli shfaqjen duke nxjerrë në skenë një flamur ukrainas – i cili tërhoqi brohoritje të mëdha nga turma.

Kjo është ndalesa e parë në turneun e datës 16 përpara se legjenda të kryesojë festivalin Glastonbury në qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb