Jo vetëm Interi dhe Juventusi! Paraqitjet e shkëlqyera të Marash Kumbullës kanë rënë në sytë e skuadrave të mëdha dhe përtej Italisë. 19-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë, që po konfirmohet dita-ditës si një lider në mbrojtjen e Veronës pavarësisht moshës së re, pëlqehet dhe nga Mançester Junajtid.

Kumbulla, që në këtë sezon ka koleksinuar 10 ndeshje në Serinë A dhe një gol të shënuar, vlerësohet minimalisht 10 milionë euro nga klubi i Veronës, që fërkon duart e kënaqur me paraqitjet e talentit të saj, pasi çmimi i kartonit pritet që të rritet edhe më.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb