Sirena angleze për Vedat Muriqin. Hull City nuk ia doli  dot të transferojë në janar sulmuesin kosovar, me këtë të fundit që zgjodhi Mallorcan.

Tani gjërat kanë ndryshuar dhe ekipi i Championship do i rikthehet sërish kësaj piste. Për Hull City do të jetë mjaft e vështirë të bindë Lazion, pasi kryeqytetasit nuk heqin dorë nga kartoni i futbollistit pa të paktën 12 milionë euro.

The Tigers kanë humbur shumë lojtarë të rëndësishëm këtë merkato vere dhe kërkojnë të bëjnë një investim të rëndësishëm në sulm. Hull City do ishte e kënaqur nëse do afronte në skuadër sulmuesin Vedat Muriqi, por për këtë fillimisht duhet të paguajë.

I7
I7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: