Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të largohet këtë verë nga Werder Bremen.

24-vjeçari pëlqehet së shumti nga Leipzig në Gjermani dhe Aston Villa në Angli, por së fundmi, në radhë për të janë vendosur edhe klubet italiane.

Sipas mediave të huaja, në garë për “diamantin” Kosovar janë vendosur Milan dhe Napoli, dy klube këto mjaft të njohura në Itali e më gjerë.

Rënia e Werder Bremen nga Bundesliga gjermane, si dhe kondicioni jo fort i mirë i lojtarit në ndeshjet e fundit, e ka ulur ndjeshëm shifrën e kartonit të lojtarit.

Werder do të mjaftohet edhe me një ofertë prej 15 milionë eurosh për të lënë të lirë lojtarin.

Vlen për t’u përmendur që Rashica ka zhvilluar 24 ndeshje këtë sezon në Bundesligë, ndërsa ka realizuar tre gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: