“Pak kohë më parë, sirenat u dëgjuan në disa zona në të gjithë Izraelin pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit”, thuhet në një deklaratë nga IDF.
Ushtria i udhëzoi publikun të hynte në strehimore dhe tha se sistemet mbrojtëse ishin në funksionim.
Një zëdhënës i Magen David Adom, shërbimit kombëtar mjekësor të urgjencës së Izraelit, tha se nuk kishte marrë asnjë thirrje në linjën e tyre telefonike për rënie ose lëndime, “me përjashtim të rasteve të ankthit dhe njerëzve që u lënduan gjatë rrugës për në një zonë të mbrojtur”.
Vetëm një raketë u lëshua nga Irani dhe u kap nga mbrojtja ajrore e Izraelit, tha një zyrtar izraelit për CNN.
Videoja tregoi raketën duke lëvizur nëpër qiellin mbi Jeruzalem dhe sirena u dëgjuan në disa zona të vendit duke i paralajmëruar njerëzit të hynin në strehimore. Që atëherë, njerëzve u është thënë se mund të largohen nga strehimoret.
Më parë, media shtetërore iraniane Nour News raportoi se sistemi i mbrojtjes ajrore i Iranit po kapte “objektiva armiqësore” mbi kryeqytetin e Teheranit.