Shpërthime të fuqishme janë shënuar në Kiev. Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua sot pranë stacionit hekurudhor qendror të Kievit, tha këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës Anton Herashchenko në një postim në internet, raportoi Reuters.

Një dëshmitar i Reuters në Kiev gjithashtu raportoi se kishte dëgjuar shpërthimin, duke vënë në dukje se shpërthimi bëri që toka të dridhej.

Për të shpëtuar nga këto sulme, qytetarët drejtohen poshtë në metro, kur përkohësisht, ndihen të sigurt. Këto pamje, janë parë edhe nga qytetarët, që kanë treguar për mediat, tensionet dhe frikën e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Isha në rrugë. Po ktheheshim në shtëpi për të marrë disa gjëra të nevojshme. Ne fjalë për fjalë po i afroheshim vendkalimit të rrugës kur pamë raketën. Në fillim mendova se ishte një aeroplan, sepse ishte me krahë, “tha Bojko, një 20-vjeçare vendase.

Duke menduar se ishte vetëm një raketë, Bojko mendoi të kthehej në sigurinë e stacionit të metrosë Dorohozhychy, ku qindra janë strehuar javën e kaluar. Pastaj erdhi raketa e dytë dhe ajo u kthye me vrap për në strehë e një ndërtese aty pranë.
Mbetjet e një rakete ruse ulen në mes të rrugës në lagjen e Kievit të Dorohozhychy më 2 mars.

“Njerëzit filluan të panikoesn dhe të vrapojnë për t’u mbrojtur. Dikush thjesht po ecte i qetë, pa marrë parasysh jetën e tij, sepse vdekja ishte shumë afër”, tha ajo.
Pasojat e sulmit ishin të dukshme, ndërtesa të shkrumbuara dhe mijëra copa xhami e gurësh të copëtuar.

Tashmë, qytetarët janë vendosur në metrotë, e qyteti, është nën sigurinë e ushtarëve dhe trupave vullnetare, që janë duke pritur armikun rus. Sipas mediave, objektivi i Rusisë është të marrë sa më shpejt Kievin, e për këtë ka angazhuar një autokolonë prej 60 miljesh të gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb