BEJRUT– Të paktën 38 xhihadistë të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë dje gjatë sulmeve ajrore të ushtrsë së regjimit të Bachar al Assad kundër pozicioneve xhihadiste në qendër të Sirisë, raportoi një OJQ.

“Bëhet fjalë për bombardime kundrejt pozicioneve të ISIS-it në Palimrë, al Soukhna dhe al Qaryatain në provincën e Homsit”, theksoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Ushtria e regjimit ka shumfishuar ditët e fundit sulmet ajrore kundër organizatës ekstremiste, paralelisht me përforcimin e pranisë ushtarake të aleatit të saj, Rusisë, në Siri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: