IDLIB

Gjatë sulmeve ajrore ruse në zonën e deskalimit në veri të Sirisë kanë humbur jetën katër civilë, theksuan sot burime lokale.

Sipas observatorit opozitar sirian të aviacionit, avionët luftarak rusë kryen sulme ajrore në fshatin Arnaba në fshatin juglindor të provincës Idlib.

Katër civilë u vranë në Arnaba, theksuan burimet nga Agjencia siriane e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha). Ndërkohë, forcat e regjimit sirian bombarduan fshatrat Kafar Aweed, Kansafra, Sarmin, Qmenas dhe Al-Nerab.

Asnjë viktimë nuk është raportuar në këto sulme.

Që kur Moska dhe Ankaraja arritën marrëveshje në shtator të vitit 2018 nën të cilën aktet e agresionit supozohet të ndalohen në Idlib, mbi 1.300 civilë janë vrarë në zonën e deeskalimit.//AA 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb