Sipas të dhënave paraprake, nëntë civilë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketë në qendër të rajonit Al-Bab të pastruar nga terroristët me operacionin turk “Mburoja Eufratit” në veri të Sirisë.

Bëhet e ditur se qendra e rajonit Al-Bab nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë, ishte në objektivin e sulmit me raketa.

Në sulmin e kryer në qendrën e rajonit ku jetojnë intensivisht civilët, sipas të dhënave paraprake, kanë humbur jetën nëntë civilë, përfshirë edhe fëmijë, si dhe janë plagosur 15 civilë të tjerë.

Ndërkohë, vazhdojnë hetimet në lidhje me burimin e sulmit.

Qendra e rajonit Al-Bab u pastrua nga organizata terroriste DEASH në kuadrin e operacionit “Mburoja Eufratit” në shkurt 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb