SIRI– Regjimi sirian mori një goditje të rëndë nga një seri sulmesh terroriste, ku u shënuan 220 të vdekur nga sulmet të pretenduara nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) në jug të Sirisë, një prej bilanceve më të rënda që prej fillimit të luftës në vitin 2011.

Bëhet fjalë për sulmet e para të këtyre përmasave të kryera nga Shteti Islamik që prej disa muajsh në vend.
Presidenti, Bashar al-Assad dënoi një krim dhe drejtoi gishtin te vendet e huaja, pa i përmendur ato, duke i akuzuar se po mbështesin ISIS.

“Krimi sot tregon se shtetet që mbështesin terrorizmin po përpiqen të ringjallin organizatat terroriste në mënyrë që t’i përdorin ato si monedhë këmbimi për qëllime politike, por këto përpjekje janë të dështuara”, theksoi Assad në pritje të të dërguarit të presidentit rus, Alexander Lavrentiev, sipas informacioneve të presidencës sirianë në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb