SIRI – Bombardimet nga forcat qeveritare siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në rajonin e Ghoutës Lindore të kontrolluar nga rebelët jashtë Damaskut, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në sulmet ajrore të hënën dhe 470 civilë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike.

_100099615_mediaitem100099614

Duke bërë thirrje për ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB-së tha se situata po del jashtë kontrollit. Pothuajse 400,000 njerëz jetojnë në Ghutën Lindore, e cila ka qenë nën rrethim që nga viti 2013 dhe është territori i fundit nën kontrollin e opozitës siriane afër kryeqytetit të Damaskut.

Sipas raportimeve, forcat qeveriate siriane, të cilat intensifikuan fushatën e tyre për të rimarrë zonën në fillim të muajit shkurt duke vrarë qindra njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë, po përgatisin një sulm tokësor.

Në dhjetor organizatat ndërkombëtare të ndihmave paralajmëruan se kushtet në zonën e kontrolluar nga rebelët kishin arritur një “pikë kritike” për civilët për shkak të mungesës së ushqimit, karburantit dhe ilaçeve.

Sakaq Turqia ka paralajmëruar qeverinë siriane që të mos ndihmojë kurdët të luftojnë kundër forcave turke në Sirinë veriore. Zv/kryeministri turk Bekir Bozdag tha të hënën se operacionet e Turqisë po vazhdojnë sipas planit ndërsa theksoi se do ishte “një katastrofë” nëse trupat sirianë do ndërhyjnë në mbrojtje të luftëtarëve kurdë në territorin e Afrinit.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb