Forcat kurde në Siri janë të gatshme të respektojnë një iniciativë për armëpushim, njoftuar sot në mbrëmje nga Uashingtoni dhe Ankaraja, deklaroi komandanti i një aleance të luftëtarëve kurdë dhe arabë.

“Ne jemi të gatshëm të respektojmë armëpushimin”, njoftoi kreu i Forcave demokratike (FDS) Mazloum Abdi, gjatë një ndërhyrjeje telefonike në stacionin televiziv kurd “Ronahi”.

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot një armëpushim në veri të Sirisë duke theksuar se bëhet fjalë për një ditë të madhe për SHBA-në, Turqinë dhe kurdët.

“Ne kemi një armëpushim pesë ditor”, deklaroi Trump.

“Kurdët janë shumë të lumtur për këtë zgjidhje”, shtoi ai duke u shprehur shumë i kënaqur që negociatat u arritën kaq shpejt.

“Turqia do të pezullojë ofensivën e saj në veri të Sirisë për pesë ditë dhe do t’i japë fund pas një tërheqjeje të forcave kurde nga ky sektor gjatë kësaj kohe, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan”, Mike Pence.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb