“Siri” mund të ketë disa probleme, kur vjen puna që të kuptojë se çfarë jeni duke thënë, por kur jeta juaj është në rrezik, duket se ajo mund të jetë shumë funksionale. 18-vjeçari ishte duke punuar nën kamionçinën e tij kur papritur i kishte rënë mbi të duke e zënë atë sipër.

Ai kishte thirrur për ndihmë, por ai ishte vetëm, dhe askush nuk mund të dëgjonte atë. Aty hyri në “punë” Siri.

Djaloshi e dëgjoi Sirin duke folur në xhepin e tij dhe mundi ta shtyjë atë, që të telefonojë 911 (që është numri i emergjencës).

Pas kësaj, sigurisht situatën e ka marrë në dorë ekipi i shpëtimit, por heroi i gjithë kësaj është Siri.

Kjo ndoshta dhe nuk është edhe aq e sigurt, e ndoshta Siri vetëm ka “dëshirë” të thërrasë 911, sepse në qoftë se i thoni Sirit “mbushma telefonin tim 100 për qind”, ai automatikisht i thërret shërbimet emergjente.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: