Dy lagje të reja në Tiranë i kanë dhënë zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës e cila nëpërmjet UKT-së ka përfunduar investimin për shtrirjen e linjës së re të furnizimit me ujë në lagjen përgjatë rrugës “Siri Kodra” në Njësinë nr.9 dhe lagjen tjetër përgjatë rrugës “Edit Durham” në Njësinë nr.10 në kryeqytet.

Punonjësit e ndërmarrjes së UKT-së kanë punuar edhe në këto ditë të gushtit për të bërë të mundur që punimet të mbarojnë sa më parë dhe qytetarët të kenë më shumë ujë në shtëpitë e tyre.

“Shtrimi i këtyre dy linjave do të sjellë jo vetëm furnizim më të mirë me ujë, por edhe një ujë më cilësor për banorët e këtyre dy lagjeve. Gjithashtu linjat e reja do të shmangin edhe humbjet që sillte rrjeti i mëparshëm që ishte amortizuar për shkak të viteve”, deklaron bashkia e Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb