SIRI- Një sulm në një periferi të Damaskut ka lënë të paktën 40 persona të vdekur. Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Sirian në Britani. Sipas saj, në mesin e viktimave, nga sulmi ka mbetur i vrarë edhe një fëmijë. Po ashtu, si pasojë e sulmit ajror të plagosur mbetën të paktën edhe 100 persona të tjerë. Në këtë sulm, janë lëshuar rreth 12 raketa në Douma, ndërsa mendohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë se 40 persona, siç është raportuar në fillim. Lufta 4-vjeçare në Siri, e cila filloi me një kryengritje kundër presidentit Bashar al-Assad, ka lënë të paktën 250.000 të vdekur.

(xh.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: