SIRI

Të paktën 14 persona, mes të cilëve 9 civilë, kanë mbetur të vrarë pas një shpërthimi me autobombë në veri-lindje të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, në një qytet të kontrolluar nga ushtarakët turq.
Lajmin e bën me dije organizata kombëtare për të drejtat e njeriut, ong me qendër në Londër.

Për momentin asnjë nuk e ka marrë përsipër sulmin. Një tjetër grup aktivistësh flet për 12 të plagosur. Bomba ka shpërthyer në një stacion autobusësh dhe taksish. Atentatet e këtij tipi kanë shkaktuar shumë viktima në muajt e fundit në zonat e kufirit me Turqinë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: