MOSKË– Ushtria ruse njoftoi sot se ka goditur në Siri 94 shënjestra terroriste në 24 orë, një numër rekord bombardimesh që prej fillimit të ndërhyrjes ruse më 30 shtator.

Avionët rusë zhvilluan 59 operacione dhe goditën 94 shënjestra në 24 orë në provincat e Hamanit (qendër), të Idlebit (veriperëndim), të Latakias (perëndim), të Alepos (veriperëndim) dhe në rajonin e kryeqytetit, Damask, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të cituar nga agjencitë ruse të medias.

Ushtria njoftoi gjithashtu se ka bombarduar gjithsej 285 objektiva gjatë tre ditëve të fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: