Pesë civilë u vranë në sulmet ajrore ruse të dielën në veriperëndim të Sirisë, në rajonin që bie nën zonën e deeskalimit, njoftuan burimet lokale.

Monitoruesit e aviacionit të opozitës siriane thanë se aeroplanët luftarakë rus goditën qytetin Maarat al-Numan dhe qytezat Talmenes, Alteh dhe Aldier Alsharki.

Burimet nga agjencia e mbrojtjes civile Helmetat e Bardha thanë se tre persona u vranë në Talmenes dhe dy në Aldier Alsharki.

Mbi 1.300 civilë janë vrarë në zonën e deeskalimit në Idlib, përkundër marrëveshjes së arritur midis Ankarasë dhe Moskës në shtator të vitit 2018.

Mbi një milion sirianë janë zhvendosur afër kufirit turk pas sulmeve intensive.

Që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka pranuar mbi 3,6 milionë sirianë që ikën nga vendi i tyre, duke e bërë Turqinë vendin më së shumti refugjatë të strehuar në botë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb