Grupi terrorist i YPG/PKK ka torturuar për vdekje edhe një të ri tjetër të arrestuar në Deirizor të Sirisië lindore, njoftuan burimet lokale.

Burimet thanë se terroristët e YPG/PKK-së arrestuan Khalid Hamad al-Ani me akuza për vjedhje të naftës në fshatin Masah një javë më parë.

Bashkëpunëtorët e grupit terrorist së pari e çuan Ani-n në fushën e naftës Al-Omar dhe më pas në burgun Kisre në rajonin e pushtuar Deirizor.

Të mërkurën, ata ia dorëzuan trupin e të riut familjes së tij.

Terroristët e YPG/PKK-së më herët kishin torturuar për vdekje një 26-vjeçar të rrëmbyer për shpërblesë.

Grupi terrorist rekruton me forcë të rinjtë në territoret e okupuara siriane, ndërsa ndalon gjithashtu civilë ose për të shuar zërat e opozitës, ose për të marrë shpërblesë me pretekstin e akuzave të pabaza.

Vetëm javën e kaluar, terroristët sulmuan disa prej vendbanimeve civile në Deirizor dhe arrestuan dhjetëra civilë me pretekstin e “luftës kundër terrorizmit”.

Në javën e parë të korrikut, YPG/PKK rekrutoi me forcë 400 të rinj në provincën verilindore Hasakah të Sirisë. Terroristët kanë intensifikuar edhe rrëmbimin e fëmijëve në dy muajt e fundit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb