Jose Mourinho i papunë? Federata Siriane e Futbollit kërkon shërbimet e portugezit. Edhe pse 53-vjeçari ka nënshkruar një parakontratë me Manchester United, Siria bën një lëvizje që sipas të gjitha gjasave do të rezultojë e dështuar. Edhe pse vendi është në një konflikt civil 5-vjeçar dhe një pjesë e madhe e qyteteve janë shkatërruar plotësisht dhe qindra-mijëra njerëz kanë humbur jetën, federata ndjek programin e saj strikt dhe bën një ofertë gati gati në kufijtë e surreales për një nga trajnerët më të mirë të planetit.

Kombëtarja Siriane renditet në vendin e 123 të klasifikimit të FIFA-s, por kjo nuk i ka penguar drejtuesit t’i kërkojnë Mourinhos të marrë drejtimin e skuadrës.

CNN citon deklaratën zyrtare të federatës siriane ku theksohet se ky është një moment delikat dhe i rëndësishëm për Sirinë dhe emrëimi i një trajneri me një peshë të madhe në arenën ndërkombëtare, do ta ndihmonte Sirinë të luftonte si e barabartë me kundërshtarët në grupin eliminator për të synuar Kupën e Botës 2018, shkruan “RTK”.

“Ne jemi të hapur për negociata dhe shpresojmë në arritjen e marrëveshjes”, theksohet ndër të tjera në komunikatë. Kombëtarja e Sirisë është kualifikuar në në fazën e tretë eliminatore të botërorit ku kjo Kombëtare nuk është kualifikuar asnjë herë.

Gjithsesi, edhe pse CNN ka vërtetuar faktin se bëhet fjalë për një qëndrim zyrtar, kjo mbetet një situatë deri diku komike pasi Siria po përballet me probleme jetike, ndërsa Jose Mourinho ka në xhep një kontratë faraonike në një prej qyteteve më të apasionuar të futbollit.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: