Një ekip i vogël e ka shume të vështire të thyeje një tabu, të bëjë diçka që se ka bërë kurrë, por Siria është “përgjegjëse” për një precedent nga më të pabesueshmit që mund të na vijnë në memorie!

Kombi i cili është i zhytur në luftë dhe konflikte ia ka arritur të sigurojë “play-off” e Kupës së Botës “Rusi 2018” pas një goli të vonshëm në minutën e 93-të nga sulmuesi Omar Al Soma që i dha barazimin 2-2 kundër Iranit.

Ky gol që i siguroj fazën “play-off” emocionoj jashtë mase futbollistët dhe stafin e Sirisë që nuk i kursyen lotët.

Pas barazimit 2-2, ata tani do të përballen ose me Australinë ose Arabinë Saudite në një ndeshje të dyfishtë aziatike muajin e ardhshëm. Por kjo nuk do të jetë sfida përfundimtare për tu bërë pjesë e 36 skuadrave më të mira të botës pasi për t’u kualifikuar në “Rusi 2018” formula e “FIFA-s” e detyron Sirinë të luajë një “play-off” përfundimtar me skuadrën e vendit të 4 të “CONCACAF”, grupit eliminator të Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore.

Në rast se Siria bëhet pjesëmarrëse e Botërorit atëherë duke marrë parasysh rrethanat ky do të jetë një rast vërtetë unikal që mund të emocionojë të gjithë botën e futbollit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb