Kryeministrii Shqipërisë, Edi Rama teksa zhvillonte një takim me qytetarët në Cërrik i është kthyer viteve të mëparshme kur nisi karrierën në politikë.

Rama thotë se politika nuk ishte pasioni i tij i parë, por u kthye nga Franca në Shqipëri pasi kishte bindjen se vendi mund arrijë majën dhe kjo është e arritshme.

Ai madje thekson se nga emigracioni nuk u kthye për të gjetur punë si ministër, madje nuk kishte as hall se s’bënte dot gjë tjetër.

‘’Ndërsa ne nuk e duam për pushtetin, por e duam që pushteti të jetë për Shqipërinë. Po ju thosha disa të rinjve sot në Gramsh, mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjej një punë si ministër, nuk më ka futur në politikë halli se nuk dija të bëja punë të tjera. Politika nuk ishte pasioni im i parë, por në politikë më futi bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme.

Na duhet punë e jashtëzakonshme. Është shumë e thjeshtë, nëse do të bësh dallimin. Ata kanë dalë nëpër Shqipëri, thonë që para 8 vitesh ndodhi aksident, dmth populli lajthit e hoqi ata. |Tani duan të korrigjojnë gabimin.

Populli e ka paguar më shumë se njëherë, janë zzgjuar nga ëndrra shumë të dhimbshme kur kanë besuar tek Haxhi Qamili dikur, apo Sudja Nebiu e Xhaferi. Kur kanë besuar se pa punë, pa karakter, pa këmbëngulje, pa guxim, pa drejtim mund t’ia dilnin mbanë.

Ndërkohë që nga ana tjetër jemi ne që nuk ofrojmë këtu as receta magjike, dhe as fusha me lule, një lule këtu e atje, për secilin lule. Do i japim biznesit kaq mijë euro, të rinjve, çifteve, të moshuarve, familjeve, këtyre, atyre aq mijë euro. Këto shqiptarët i kanë dëgjuar e provuar më parë. Do ishte kulmi t’i provonin përsëri, duke shkuar si cjapi tek kasapi.

Unë prandaj jam i bindur që s’do ndodhë kështu. Madje jo vetëm mos ndodhë, por të rimarrim një mandat të fortë për t’u ngjitur e për ta çuar Shqipërinë në majën që meriton. Duhet të bashkohemi, t’i harrojmë të tjerat, sepse vota për numrin 12 në fletën e votimit nuk është votë për parti, është votë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Ata e duan Shqipërinë vetëm për pushtet, kur s’kanë pushtetin nuk lënë gjë pa i bërë Shqipërinë, nuk lënë dy gurë bashkë, janë gati ta djegin për pushtetin e tyre. Nuk lënë fjalë të ulët, poshtërsi kur flasin me të huajt për Shqipërinë.

Ndërsa ne nuk e duam për pushtetin, por e duam që pushteti të jetë për Shqipërinë. Po ju thosha disa të rinjve sot në Gramsh, mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjej një punë si ministër, nuk më ka futur në politikë halli se nuk dija të bëja punë të tjera. Politika nuk ishte pasioni im i parë, por në politikë më futi bindja se maja ku Shqipëria duhet të ndiqet është e arritshme.

Nëse shqiptarët arrijnë të rezistojnë kur ndjejnë lodhje, vazhdojnë të besojnë kur ndjejnë mërzi, arrijnë të durojnë kur ndjejnë kundërshti, dhe vazhdojnë të ngjiten, atë majë jo vetëm e arritshme por mund dhe do ta arrijnë. Shqipëria do bëhet kampion e ballkanit, në turizëm, agroturizëm, energji, digjitalizim.

Për të shkuar deri këtu duhet punë, durim, kohë. Ata që komentojnë nga Gjermania, Austria, e Belgjika s’duhet ta harrojnë se aty nuk vidheshin dritat, nuk ishin të bllokuara kanalet ujitse e kulluese. Nuk vidhej uji. Nuk shpërdorohej uji. Nuk ishin gjykatësit e prokurorët zotët e fatit dhe shitësa të drejtësisë.

Mund ta bëjmë Shqipërinë gur të rëndë, në vendin e vet, dhe do e bëjmë bashkë. E për këtë shumë e rëndësishme ta kuptojë se vota e 25 prillit nuk është vetëm çështje personale, jam unë i mërzitur. Është çështje gjykimi, em peshë të madhe. Njësoj si Gjykata Amerikane me short nga populli për një çështje të rëndësishme për drejtësinë. Kush voton duhet të shohë dhe fëmijën.

Ka shumë gjëra që janë në ndërtim e sipër. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: