Nënkryetari i LSI-së për Tiranën, Ardit Çela, komenton deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, të dhënë sot në foltoren e Kuvendit, ku mes të tjerash foli për bashkëpunimin me SHBA dhe hapjen e Akademisë së Forcave të Armatosura, në bashkëpunimin me “West Point”, që sipas ministrit, synon të nxjerrë liderë në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Çela shkruan se të rinjtë shqiptarë të diplomuar në “West Point”, të cilët janë kthyer për të shërbyer në Forcat e Armatosura, me shumë ideal e patriotizëm, janë detyruar të largohen prej FA, sepse sistemi favorizon paaftësinë dhe servilizmin.

Reagimi i Ardit Çelës:

Do vizitojmë “West Point” dhe do ta përshtasim Akademinë e Forcave të Armatosura sipas modelit “West Point” – kjo ishte pak a shumë një nga deklarimet e Ministrit të Mbrojtjes sot në Kuvend.
Ndërkohë, të rinj shqiptar, të diplomuar në “West Point “ – USA, apo në “ United States Naval Academy” të cilët janë kthyer për të shërbyer në Forcat e Armatosura, me shumë ideal e patriotizëm, janë detyruar të largohen prej FA, sepse sistemi favorizon paaftësinë dhe servilizmin.
Si do t’u paraqiten kolegëve të tyre në USA, ne duam të impementojmë sistemin tuaj, por ata që janë diplomuar tek ju i kemi përzënë…?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb