Ish-ministri i Financave, Arben Malaj në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 foli për shpërndarjen e “Pakos së Madhe me 8 miliardë lekë” nga qeveria.

Ai u shpreh se viti 2023 është i rrethuar nga paqartësi ekonomike, duke shtuar se është e vështirë të thuhet se është e mjaftueshme.

Ndër të tjera Malaj theksoi se duhet të ketë një fokus më të lartë për shtresat në nevojë.

“Shtresat në nevojë duhet të ndihmohen. Pjesa e popullatës që ka nevojë për ndihmë emergjente është e konsiderueshme. Politikat sociale duhet të jenë pjesë e qeverisjes së vendit”, ka thënë ai.

Ndër të tjera theksoi se inflacioni është shumë i lartë.

“Inflacioni është shumë i lartë. Shtresat në nevojë nuk duhet të braktisen”.

Më tej shtoi: Besoj që gjithçka do të lexohet pak më vonë se si do të ecë kriza. Të shpresojmë që nuk jemi akoma në një situatë kritike sepse recesion do të thotë një papunësi shumë e madhe”, ka thënë ai. Sipas Malajt sistemi i mbrojtjes sociale është i dobët dhe i pamjaftueshëm dhe se sipas tij ka gjithmonë nevojë të përmirësohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: