Indrit Hoxha, personi që nuk pranoi të marrë mandatin e deputetit në parlament dhe tha se e bën këtë gjë për babanë e ndjerë që ka vuajtur nën sistemin komunist deklaron se sistemi politik ka dalë jashtë loje, ndërsa shton se Ramës po i vjen fundi.

“Ka nisur fundi i Edi Ramës. Arrestimet që bën policia me urdhër të Ramës dhe Lleshajt janë politike. Populli nesër do i japë përgjigje Ramës dhe Lleshajt për gjithë dhunën dhe atë tmerr që përjetuan qytetarët mbrëmë.

Janë helmuar mbrëmë foshnja në maternitet nga gazi lotsjellës i policisë të Sandër Lleshajt. Ka nisur fundi i Edi Ramës. Vetëm Al Asad dhe Sandër Lleshaj kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj qytetarëve dhe ky është një turp”, tha Hoxha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb