MAQEDONI E VERIUT

Infermierët në Klinikën Infektive në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar dorëheqje masive.

Sistemi shëndetësor në vendin fqinj rrezikon të kalojë në krizë jo për shkak të COVID-19, por prej personelit.

Shoqata e infermierëve thotë se kjo pandemi është vetëm ”maja e ajsbergut” pasi padrejtësistë ndaj tyre kanë kohë, teksa kësaj radhe fluksi i pacientëve me COVID-19 i ka sjellë atyre orare shtesë dhe mbingarkesë në sektore spitalore.

“Kjo nuk është diçka që po ndodh vetëm tani në një kohë pandemie, ky është një problem dekada i vjetër. Infermieret nuk kanë përkufizim të punës së tyre dhe nuk i dinë detyrat e tyre. Pandemia do të marrë fund, ne do të përballemi me një largime edhe më të madhe. Informacioni ynë për momentin tregon se shumë prej tyre tashmë janë duke marrë provime përfundimtare në vendet fqinje dhe po presin vetëm fundin e pandemisë dhe largimin e tyre- deklaroi Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infermiereve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb