Nga fundjava e ardhshme, çdo lojtar i basteve në futboll mund të luajë në kompanitë e basteve për përdorimin e VAR-it në një ndeshje futbolli. Ky bast do të kuotohet për herë të parë duke filluar të shtunën nga ndeshja Juventus–Torino.

Për momentin teknologjia më e re është e instaluar në Bundesliga dhe Serie A, ndërsa Premier Liga dhe La Liga priten ta vendosin në zbatim sezonin e ardhshëm.

Një lajm interesant vjen nga Italia, ku thuhet se VAR-i tashmë mund të luhet edhe në kompanitë e basteve, ku lojtarët do t’i kenë tre mundësi: Nëse ndihma nga VAR-i do të përdoret së paku një herë, kuota do të jetë 1.60, në rast të mos-përdorimi, 2.60. Shansin për ta dhënë një goditje dënimi me konsultim të video asistentit, do të jetë 3.00. Me sa duket edhe me sistemin “VAR”, futbolli nuk gjen dot “shpëtim” nga bastet.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: