Gjatë fjalës së saj si e thirrur në interpelancë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri një rezyme të punës 9 mujore në përballje me pandeminë e Covid, që ajo e quajti një luftë të vërtetë.

Manastirliu tha se investimet kanë qenë të shumanshme, që nga mbrojtja e personelit, bonusi për ta, pajisja e spitaleve Covid me respiratorë e sistem oksigjenimi, deri tek shtimi i shtretërve nëpër spitale si dhe krijimi i sistemit të Urgjencës Kombëtare.

Duke hedhur poshtë me forcë, akuzat nga kampi blu, Manastirliu iu drejtua qytetarëve, duke apeluar se ka ende kapacitete dhe se nuk duhet të vijnë vonë për kurim.

“Do kisha dashur të dilja para jush si ministre Shëndetësie në kohë paqeje, që të diskutonim të jeta gjëra, ligjet e reja, reformat në shëndetësi, por e vërteta është se po jetojmë në një kohë lufte. Sot kam përgjegjësinë t’ju bëj me dije punën e bërë për përballimin e kësaj situate.

Kur po mendonim se po kuronim plagët e sistemit shëndetësor ndër vite, Shqipëria pësoi dy goditje të mëdha, tërmetin dhe pandeminë. Dy sfida që na vunë në provë. Ne kishim dhe kemi një mision: Shërbim ndaj qytetarëve kudo janë! Fatmirësisht që s’na gjeti pandemia në grahmat e fundit, siç ne e gjetëm shëndetësinë në 2013. Në çdo fazë të saj kemi ecur në bazë të strategjive të komitetit të ekspertëve në konsultim të plotë me OBSH, kanë qenë 9 muaj sfidues. Qeveria iu përgjigj menjëherë thirrjes për masa mbrojtëse dhe aparatura, 4 laboratorë dhe mbi 100 epidemiologë në terren. Kemi prioritet cilësinë, po hetojmë dhe gjurmojmë të sëmurët kronikë.

Jemi të vetëdijshëm që gjithmonë ka vend për përmirësim. Brenda muajit dhjetor presim testet e shpejta antigen. Dje morëm sasinë e fundit prej 230 mijë vaksinash gripi.

Kemi rritur kapacitetet spitalore, shtim i mbi 250 shtretërve në spitalet covid, pajisëm strukturat me linja oksigjeni, spitalet rajonale të përgatitura, janë trajnuar stafet e pajisur spitalet me oksigjen e aparatura. Kemi dyshfishuar respiratorë në spitale 7 mln euro ka qenë mbështetja për stafet në betejën me Covid.

Ne kemi ende shumë për të bërë, po punojmë natë e ditë dhe sistemi ynë po i përgjigjet deri tani qytetarëve. Nëse s’do kishim investuar 5 vite më parë në sistemin e urgjencës Kombëtare, nuk di të them si mund të ishte situata. E kemi ndërtuar ne, pasi nuk ka qënë. Investimi në autoambulanca që asnjë qytetar të mos mbetet pa shërbim do vijojë. Ne jemi të vetëdijshëm dhe jemi të siqertë se mundet të bëjmë edhe më shumë. Në planin vjeshtë-dimër futëm në paketën e rimbursimit ilaçet e atyre që kurohen në shtëpi. Ju drejtohem me zemër: Mos ejani vonë në spitale mos u frikësoni se nuk ka shtretër, ata që sot flasin e lanë shëndetësinë gërmadhë! Mos i dëgjoni ata që s’janë kujdesur ndonjëherë për ju, besoni tek ekspertët, për të ndihmuar njëri-tjetrin në këto momente të vështira”,- tha ajo.

Fjala e plotë:

Më lejoni të bëjë një parashtrim të të gjtihë situatës COVID19 që ka prekur vendin tonë, duke ju parashtuar të gjtiha masat e amrra deri më sot dhe mbi të gjtihë duke ju vënë përpara një ekspoze të punës tonë, që jemi duke bërë deri tani dhe për çfarë jemi duke u përgatitur për muajt e vështirë që kemi përpara të dimrit.

Do kisha dashur shumë që sot të dijlja përpara jush si ministrja e Shëndetësisë në një kohë paqeje, ku të diskutonim të tjera projektligje për sistemin shëndetësor, për të diskutuar vetëm për ato çfarë krijojnë premisat e reja, ligjet e reja, reformat në shëndetësi dhe të gjithë investimet që në fakt edhe pse në një kohë pandemie nuk I kemi lënë mangët, por e verteta është se të gjithë e dimë se po jetojmë në një kohë lufte, sot kam përgjegjësinë morale, ligjore dhe profesionale t’ju bëjë me dije punën që kemi bërë deri më sot për përballimin e situatës krijuar nga COVID19.

Ajo çfarë dua që tju them është se kur ne mendonim se po kuronim plagët shumëvjeçare të sistemit shëndetësor, dalë nga një prapambetje perj dekadash, zvarritur dhe nëpërkëmbur dhe vietet e gjata të tranzicionit, Shqipëria do të pësonte dy goditje të mëdha, tërmetin e 26 Nëntorit 2019 dhe pandeminë COVID19. Dy sfida të jashtëzakoshme që na vunë të gjithëve në provë e sidomos sistemin Shëndetësor. Vunë në provë dhe forcën e karakterit të të gjithëve ne.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe menaxhimit të sukseshëm nuk lejuam që pasojat e këtij tërmeti të shkaktonin një krizë humanitare. Ndonse dhe pas një viti vazhdojmë të shërojmë pasojat e kësaj tragjedie që tronditi nga themelet jetën e mijëra shqiptarëve. Ndërsa COVID19 vendos përpara sfidave të mëdha gjithë globin, Shqipëria ashtu sikurse çdo vend tjetër edhe ata më të përparuarit në lëmin e shkencës dhe teknologjisë punoi fortë që në krye të herës për t’ju përgjigjur shpejtë situatës që shkaktoi kjo pandemi. Ne kishim, kemi dhe do të kemi një mission për të përmbushur, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, kudo ku ata janë, fatmirësishtë kjo pandmi nuk e gjeti Shëndetësinë Shqiptare në grahmat e fundit, ashtu sikurse e gjetëm ne në 2013. Ne po ecnim në rrugën e sistemit tonë shëndetësor ashtu sikruse jemi duke e bërë edhe më sot ku vijojmë të jemi përballë një sfide me COVID19.

Në çdo fazë të kësaj pandemie ku po përmbyllen 9 muaj sfidues kemi ecur sipas strategjive nga ekspertët më të mirë në vend, nën drejtimin e një Komiteti Teknik të Ekspertëve nënë udhezimet e OBSH, me udhëzimet të insituteve ndërkomëbtare të vendeve si Gjermania e Italia.

Qeveria shqiptare i është përgjigjur në kohë duke garantuar financimin e shpejtë për forcimin e kapaciteteve të sistemit tonë shëndetësor. 25 milion euro u vunë menjëherë në dispozicion të sektorit për kapacitetet laboratorike, spitalore, pajisjet me mjetet mbrojtëse për stafet mjekësore dhe shërblime financiare për ta, mbështetjen me aparatura dhe terapi mjekimi si kudo në vendet e tjera.

Çfarë kemi siguruar? 4 laboratorë publikë që kryejnë testimet dhe 134 epidemiologë në terren që gjurmojnë kontaktet. Rritëm 5 herë testimet krahasuar me muajin qershor. Kemi vendosur prioritet cilësinë dhe efikasitetin në përgjigjien e testimit duke gjurmuar, hetuar dhe po ashtu grupet më të riskuara siç janë, të sëmurët kronikë, ata në spitale, mësuesit, punonjësit shëndetësore, prioritet për testimin e shpejtë.

Jemi të vetëdijshëm që gjithmonë ka vend për përmirësim dhe atë po bëjmë çdo ditë. Duke rritur kapacitetet më përfshirjen e testeve të shpejta të antigenit që i presim brenda muajit dhjetor synojmë kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit.

Bazuar në planin tonë të vjeshtë dimrit siguruam vaksinimin falas ndaj griit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe nga dje ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash. Çdo i moshuar, i sëmurë kronikë, grua shtatzanë, mësues, pranë mjekut të familjes vaksinimi është falas.
Filluam rimbursimin e paketës së barnave të trajtimit ambulator në banesë për qytetarët që kanë nevojë për terapi mjekimi duke mbështetur kështu çdo familje, duke reduktuar kostot nga xhepi për terapitë e mjekimit, duke disiplinuar terapitë nëpërmjet vëmendjes së posaçme për çdo qytetar nga mjekët e familjes. Për 2021, buxheti vetëm për rimbursimin e terapive me barnat për ambulatorët do të jetë 1.2 miliard lekë.

Kemi rritur kapacitetet spitalore. 250 shtretër plus i janë shtuar strukturave Covid për të përballuar situatën e vjeshtë dimrit, Covid3 dhe Covid4. Duke e çuar në mbi 550 shtretër kapacitetin spitalor vetëm për trajtimin e rasteve Covid. Pajisëm strukturat tona me linjat e oksigjenit duke siguruar që asnjë qytetar që merr shërbim në spitalet tona të mos i mungojë oksigjeno-terapia.
Spitalet rajonale gjithashtu, janë të përgatitura dhe aty janë investuar në linja oksigjeni të dedikuara, aparatura, ndërkohë që janë trajnuar në vazhdimësi stafet. Skenarët tanë përfshijnë kapacitetet prej 1600 shtretërish në të gjithë sistemin për të përballuar këtë epidemi.

Dyfishuam numrin e respiratorëve, ventilatorëve, pajisjeve në reanimacione. Punuam gjatë këtyre muajve për të punësuar mbi 270 punonjës shëndetësorë të dedikuar për të shërbyer në spitalet Covid.
7 milion euro ka qenë mbështetja e deritanishme për bonusin special, 1 mijë euro dhe 500 euro për stafet në frontin Covid.

Prej vitit që vjen për asetin tonë më të çmuar, mjekët dhe infermierët do të ketë rritje historike të pagave, 40 % nga e cila do të përfitojnë 18 mijë mjekë dhe infermierë në të gjithë sistemin shëndetësor.
Qeveria shqiptare është angazhuar menjëherë në financimin nëpërmjet aleancës Gavi dhe instrumentit Covax për vaksinën anti-covid. 3.9 milion euro janë parapaguar dhe vijojmë punën për të siguruar vaksinën për qytetarët tani. Fillimisht me grupet e riskuara dhe kjo vaksinw do të jetë falas.

Siç e ka thwnw dhe Kryeministri më lejoni të them dhe dy fjalë në këtë sfidë mbarë botërore asnjë sistem nuk ka qenë perfekt edhe sistemi ynë shëndetësor po ecën si një orë zviceriane dhe ne jemi në pararojë.
Nga ana tjetër nuk mund të hedh poshtë dhe përpjekjet e mijëra profesionistëve tanë të shëndetit që me sakrificë po përballen me armikun e padukshëm.

Ne jemi në shërbim të qytetarëve, po punojnë natë e ditë për të siguruar shërbim shëndetësor. Sistemi ynë po i shërben mbarë qytetarëve dhe po mban falë investimeve tona tek sistemi ynë.
Nuk do ti tregoja qytetarëve se cfarë kishtë ndodhur nëse nuk do të kishim investuar 5 vite më parë në një sistem të digjitalizuar të Qëndrës së Urgjencës Mjekësore. kush mendon se më parë e kemi patur 127, i kemi patur më parë ambulancat me të gjitha aparaturat e disponueshme gabuan, gabon rëndë. Ne e kemi ndërtuar Urgjencën Kombëtare falë vizionit të Kryeministrit Rama, falë punës së kolegut Beqaj dhe falë gjithë ekipit tonë të shëndetësisë të cilët janë duke punuar cdo ditë sot e kësaj dite për të siguruar kujdes shëndetësor për qytetarët. Investimi në autoambulanca, mjekët, pajisjet që asnjë qytetarë të mos mbetet pa shërbim, nuk do të mungojë asnjëherë siç kemi bërë deri më sot.

Asnjë qytetarë deri më sot nuk ka ngelur pa shërbim spitalor pa nga ana tjetër ne jemi të vetwdijshëm, që ka vend ende për përmirësim, që ka vend për të qenë të sinqertë për të pranuar që mund të bëjmë dhe më shumë. Dhe ajo që po bëjmë eshtë që po rrisim kapacitetet e sistemit
Ndaj filluam sipas planit tonë të vjeshtë-dimrit, përfshirjen e paketës së rimbursimit.

Më lejoni këtu të them që t’i drejtohem me zemër çdo qytetari: mos ejani vonë në spitale mos dëgjoni ata që dalin e thonë që mjekët nuk shërbejnë, që nuk ka shtretër. Nuk e bëjnë për ju, e bëjnë për hallin e pushtetit të tyre, kanë hallet e bizneseve të tyre, si atëherë kur ju dha mundësia dhe e lanë shëndetësinë në gërmadhë.

Të dashur qytetarë sot nuk është koha për retorika boshte, nuk është koha të dëgjoni ata që nuk janë kujdesur ndonjëherë për ju, nuk është koha për ata që e lanë shëndetësinë të vuante e të hiqte si një kufomë është koha për të besuar autoritete shëndetësore është koha për të besuar ekspertët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: