TIRANË

Për analistin Arjan Vasjarin, Lulzim Basha në 8 vjet ka qenë antiamerikani më i madh në këtë vend duke ‘kryqëzuar’ ata që nuk kanë folur. Vasjari tha në “Real Story” në News24 se Lulzim Basha nuk mund të flasë sepse nuk ka çfarë të thotë dhe nuk ka kujt t’ia thotë.

“Sistemi ynë politik është një sistem dekadent, këtë nuk besoj se mund të ketë dikush që ka dyshime. Por që të mbërrijmë që edhe media të jetë pjesë e kësaj dekadence nuk e pranoj dot. Nëse dikush nga miqtë këtu që e mbron Lulzim Bashën apo sulmojnë për antiamerikan Sali Berishën nuk i kam dëgjuar ndonjëherë që kur Lulzim Basha për 8 vjet ka qenë antiamerikani më i madh i sistemit tonë politik nuk keni folur.
Basha në mënyrë sistematike ishte kundër reformës në drejtësi dhe e braktisi atë. Lulzim Basha në 8 vjet ka qenë antiamerikani më i madh në këtë vend dhe nuk ju kam dëgjuar ndonjëherë që t’i thoni që jeni antiamerikan dhe nuk duhet të qëndroni më në politikë.
Sot kemi një vendim të Komisionit të Venecias. Është një vendim më elokuent nuk ka ku të vejë lidhur me antiamerikanizmin e Lulzim Bashës. Del nga sistemi, nuk futet në zgjedhje dhe i vjen dhe përgjigjja nga institucioni.
Pse nuk flet Lulzim Basha? Mendoj që nuk ka çfarë të thotë dhe nuk ka kujt t’ia thotë. Lulzim Basha në mënyrën më antistatuore e ka pezulluar ish-kryetarin e kësaj partie. Ka shkelur totalisht statutin. E relativizon peshën e statutit. Statuti është kushtetuta e një partie”, u shpreh Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb