ELBASAN– AKZM, AdZM Elbasan, shoqëria civile dhe komuniteti i zonës festuan së bashku 10 vjetorin e shpalljes me Vendim Qeverie të Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanic, i cili përkoi me një sërë datësh të rëndësishme mjedisore, si 24 maj Dita Evropiane e Parqeve, 22 maj Dita e Biodiversitetit, 21 maj Dita e Rrjetit Natura2000. Festimet kanë nisur më datën 19 maj dhe kulmuan sot. Të gjitha këto aktivitete janë organizuar nga AKZM, AdZM Elbasan, me mbështetjen e projektit NaturAL, financuar nga Bashkimi Europian.


Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, drejtori i AdZM Elbasan, Xhek Nezha, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe drejtues të projektit NaturAL.
thumbnail_IMG_1433
Zonat e Mbrojtura mbajnë vlerat më të mira natyrore, në shërbim të njerëzimit. ““Parku Kombëtar Shebenik Jabllanic është parku më i madh në vend, i cili gjithashtu ka dhe një administratë të përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të këtij parku. Kjo bënë që numri i vizitorëve të rritet çdo vit dhe kjo do të thotë më shumë të ardhura për komunitetin”, tha Kastriot Gurra, Kryetari i Bashkisë Librazhd.
thumbnail_IMG_1430
“Çdo ditë e aktivitetit është e organizuar sipas një teme të veçantë që tregon bashkëpunimin e suksesshëm midis komunitetit, OJF-ve, Administratës së Zonave të Mbrojtura, dhe të rinjve në përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen dhe promovimin e asaj çka është e rëndësishme për të gjithë ne, natyrës”, tha drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej.

“Ne po investojmë në qendrat e vizitorëve në zonat e mbrojtura për të ekspozuar të gjithë vlerat dhe biodiversitetin e pasur të natyrës së jashtëzakonshme të Shqipërisë dhe jetës së egër. Po mbështesim gjithashtu komunitetin shkencor, duke u mundësuar pikat dhe stacionet e trajnimit dhe kërkimeve, duke synuar të rrisim njohuritë rreth biodiversitetit”, tha Caterina Carugati, drejtuesja e projektit NaturAl gjatë ceremonisë.
thumbnail_IMG_1410
Ndërkohë nga sot Qëndra e Vizitorëve, e cila ndodhet në këtë zonë është në funksion të vizitorëve vendas, të huaj, nxënësve të shkollave e të apasionuarve të natyrës. Ajo qëndron e hapur për të dytin vit radhazi, por risia e këtij viti është çelja e katit të dytë e cila është areduar falë mbështetjes së projektit NaturAl, financuar nga BE dhe do të jetë një “Derë e hapur” për cdo visitor, studiues, student që do të kenë dëshirë të eksplorojnë resurset e PKSHJ, por dhe për ata turistë, të cilët për arsye të ndryshme, do të kenë nevoj emergjente për të marrë ndihmën e shpejtë, apo për t’u strehuar në qendër. Aredimi i ambienteve të kësaj qendre ka kushtuar rreth 5 mijë euro. Sikundër kjo qendër janë areduar, është kryer sistemimi i zonave përreth, pasjisja me panele diellore, dhe i 10 qendrave të vizitorëve dhe zyrave të AdZM-ve, të cilat gjithashtu do të përdoren për të pritur turistë. Ky është një investim rreth 300 mijë euro, mbështetur nga projekti NaturAL, financuar nga Bashkimit Europian
thumbnail_IMG_1407
Një Qendër Vizitorësh nuk merr vlerë vetëm nga infrastruktura që ka, por dhe nga shërbimet që ofron. Për këtë arsye shërbimet që do të afroj kjo qendër, si informimi i turistëve vendas dhe të huaj, ofrimi i guidave për ta natyrore dhe kulturore, si ecje me këmbë, me biçikleta, shëtitje me varkë, apo sporte të ndryshme, do t’i ofrohen për t’i siguruar një shoqate jo fitimprurëse, sikundër në këtë rast është Agri-en. Mënyra e menaxhimit të Qendrës së Vizitorëve, Shebenik – Jabllanic do të shërbej si model për t’u zbatuar edhe në Qendrat e tjera të Vizitorëve, ngritur vitet e fundit pranë Parqeve Kombëtare.
thumbnail_IMG_1401
Këtë vit aktivitetet tona u përqëndruan gjatë datave 19-23 Maj. Në Parkun Kombëtar Shebenik–Jabllanicë po zhvillohen në një seri aktivitetesh që përfshijnë komunitetin dhe të gjithë dashamirësit e natyrës. Të gjitha aktivitetet e ndërmarra në kuadër të këtyre ditëve mjedisore kulmuan sot në Qendrën e Vizitorëve, Fushë Studen, ku u promovuan investimet e bëra nga NaturAL, financuar nga BE, në kompletimin e Qendrës së Vizitorëve në Fushë–Studen, si dhe vendosjen e tavolinave të piknikut dhe koshave të mbetjeve përgjatë shtegut të përcaktuar nga AdZM Elbasan.

Parku Kombëtar Shebenik – Jabllanicë është një nga shembujt më të suksesshëm se si përpjekjet e përbashkëta mbështesin komunitetin në përdorimin e burimeve natyrore në mënyrë të qëndrueshme. Kështu, kjo javë ishte një shpërfaqje e të gjitha vlerave të natyrës, të treguara dhe kremtuara në një maratonë aktivitetesh që ftojnë këdo t’i bashkohet dhe të festojë trashëgiminë tonë të përbashkët me të gjithë potencialet e saj.
thumbnail_IMG_1383
Aktivitetetet nisën më datë 19 maj me Junior Rangers, një program ky që zhvillohet me nxënësit e shkollave, pranë Zonave të Mbrojtura, i cili konsiston në edukimin e fëmijëve me dashurinë për natyrën dhe hapat që ndërmerren për të mbrojtur atë. “Junior Rangers” me nxënësit e shkollës së mesme “Ibrahim Muca” bëjnë promovim të vlerave të zonës me informacionet e fituara gjatë trajnimeve të organizuara, shpërndan mesazhe për natyrën. Ndërkohë ekspertët e AdZM Elbasan ju foli mbi biodiversitetin dhe larminë e llojeve të florës dhe faunës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanic.
thumbnail_IMG_1357
Më pas u zhvillua një guidë në shtegun këmbësor Llangë, mbledhja e të dhënave nga kamera kurth e vendosur për monitorimin e faunës, nxitja e kreativitetit, nëpërmjet pikturave, ese, poezi vizitë tek MN Shpella e Malit të Letmit (Shpella e Akullit), foto në natyrë. Në mbrëmje u ngritën tendat për përgatiten e vendit ku do shfaqen filma mjedisorë për të gjithë pjesëmarrësit.

Më datën 20 maj u bë ndarja në grupe dhe një tur në këmbë në shtegun e përcaktuar nga AdZM, ndërsa një tur tjetër ecën me biçikleta dhe ndërkohë u hap panairi me produktet artizanale dhe agro ushqimore të zonës. Eshtë i katërti vit rradhazi që AdZM nxit banorët e zonës së Stëblevës e Llangës për promovimin e vlerave të ZM nëpërmjet organizimit të panairit Agro- ushqimor, kulinar, kulturor.

(el.sp/BalkanWeb)