TIRANE – Aloe vera është një nga bimët që ka më shumë përfitime mjekësore në gjithë botën. Përdorimi i saj fillon që në kohrat antike. Në këtë artikull do ju tregojmë për benefitet e kësaj bime të fuqishme.

Trajton aknet
Aloe Vera punon si një antibakterial dhe astrigjent i fuqishem për pastrimin e fytyrës nga puçrrat e ndryshme . Aloe vera pastron lëkurën nga të gjitha papastërtitë e ndryshme, ndihmon në hapjen e poreve dhe largojnë papastërtitë që janë mbledhur aty. Nga ana tjetër ale vera përmban antibiotikë natyralë që favorizojnë stimulimin e lëkurës me qëllim që të shërohet.
Rigjeneron lëkurën
Aplikimi i aloe veras rrit prodhimin e fibroblasteve të cilat prodhojnë kolagjen, proteinë kjo përgjegjëse për kontrollin e plakjes së lëkurës. Alo vera ka përmbajtje të lartë të betakarotenit vitaminës C dhe E, të cilat ndihmojnë në reduktimin e plakjes së lëkurës.
Largon rrathët e zinj të syve
Duhet ta dini se është shumë e vështirë që të largohen rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Gjithsesi aloe vera do ju ndihmojë që ato të reduktohen dhe pamja e syve tuaj do përmirësohet ndjeshëm. Kjo është për shkak të vetive që ka aloe vera, të cilat i përmendëm dhe më lart.
Lufton rënien e flokëve
Gjithashtu lufton rënien e flokëve sepse ka më shumë se 20 minerale dhe vitaminat A, B1, B2, C dhe E të cilat janë esenciale për shëndetin e flokut. Aloe vera forcon scalpin sepse penetron në folikulën e flokut dhe pastron skalpin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: