TIRANE-Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori drejtoresha dhe 11 punonjës të Prokurimeve Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Kjo masë erdhi pas auditit të kryer nga KLSH në zyrat e Prokurimeve Publike pranë kësaj ministrie, e cila drejtohet nga ministri Sajmir Tahiri. Mësohet se auditimi është kryer nga ekspertët e KLSH-së në periudhën shtator 2013-dhjetor 2014.

Sakaq, nga auditi i KLSH-së vlerësohet se këta zyrtarë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 607 mijë eurosh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: