TIRANE – Këngëtarja Adelina Tahiri është pa dyshim një ndër emrat më të përfolur së fundmi në media. Bujë të madhe bëri fejesa e saj disa javë më parë dhe pak më vonë martesa me avokatin e njohur maqedonas, Serjozha Markov.
Këngëtarja bukuroshe nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj unazën e mrekullueshme të fejesës që ka marrë nga Markov. Së fundmi faqja në Instagram “Whattheywearin”, ka postuar një foto nga afër të unazës mbresëlënëse me diamant të markës prestigjioze Cartier.
Dhe jo më pak mbresëlënës është dhe çmimi i saj, pasi sipas faqes në fjalë, ajo ka kushtuar plot 5360 euro. Gjithashtu kjo faqe në Instagram ka publikuar dhe çmimin marramendës të orës së këngëtares e cila kushton plot 13 mijë euro. Markov me sa duket nuk është kursyer aspak për të bërë të lumtur bukuroshen e tij.
(er.cu/BalkanWeb)