TIRANË- Një aksident ka ndodhur në “Unazën e Re” pasditen e sotem, në zonën pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në aksident janë përfshirë 3 automjete. Dy janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë dalë jashtë korsisë, ndërsa e treta është përplasur më pas tek to. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia.
Pas aksidentit rruga është bllokuar për disa çaste. “LSA” sjell fotot nga vendi i ngjarjes, ku shihen të tre makinat të dëmtuara.
(m.k/Balkanweb)