Rreth 1527 bimë kanabis sativa janë asgjësuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kultivimit të narkotikëve. Nga blutë e Vlorës janë zbuluar e më pas asgjësuar 485 bimë në fshatin Velsh dhe në fshatin Markat të Sarandës. Ndërkohë në Shkodër janë asgjësuar 1042 bimë në fshatrat Shpor dhe Karmë.

ASGJËSOHEN 1042 BIMË NARKOTIKE NË SHKODËR, NË KËRKIM AUTORËT
Nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht  në  fshatin Shpor, në komunën Gurë i Zi, janë gjetur dhe asgjësuar 8 parcela me 820 bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në fshatin Karmë, në Bashkinë i Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4 parcela me 222 bimë Canabis. Në të dy rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

VLORË, ZBULOHEN 4 PARCELA ME 485 BIMË KANABIS
Policia e Vlorës, gjatë operacionit anti-kanabis, ka zbuluar dhe asgjësuar 4 parcela me 485 bimë narkotike Canabis-sattiva.  Një pjesë e bimës narkotike u zbulua në fshatin Velsh, në vendin e quajtur “Pylli Ormëne”. Në një sipërfaqe toke pa pronarë, u gjetën të kultivuara 285 bimë narkotike “Canabis”,  ku lartësia e këtyre bimëve narkotike arrinte nga 20 cm deri në 120 cm.

Ndërsa në Sarandë policia ka zbuluar dhe ka asgjësuar 1 parcelë me 200 bimë narkotike “Canabis-sattiva”. Bimët u konstatuan në fshatin Markat, në një vend të rrethuar me shkurre, me lartësi nga 20 cm deri në 120 cm. U bë asgjësimi i plotë i tyre më djegie dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: