SHBA – Në natën e ndarjes së çmimeve Emmy ajo që bie më shumë në sy gjatë parakalimt të yjeve në tapetin e kuq janë veshjet e tyre. Çifti i njohur, Channing Tatum dhe Jenna Dewan treguan si duket në tapetin e kuq një çift me fantazi të një niveli tjetër.

Ata morën pjesë në premierën e filmit të Channing: The Golden Circle, ditën e djeshme. Channing dhe Jenna dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Chan kishte zgjedhur një kostum elegant klasik, ndërsa Jenna një fustan të bardhë si princeshë nga Zac Posen me bizhuteri Chopard. Ai ishte si fustan nuseje ndërkohë që anash ishte krejt i tejdukshëm.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: