Nga Armir Mehaj
Tufat e të imtave që mbarështohen në veri të Shqipërisë janë përballë një rreziku serioz. Sëmundja e Agalaksisë po sjell dëme të konsiderueshme, teksa blegtorët e varfër e kanë të pamundur të vaksinojnë tufat që shpesh i kalojnë mbi 100 krerë.

Vaksina e Agalaksisë është një vaksinë e cila duhet të përdoret dy herë në vit, ndërsa duket se çmimi i saj është i papërballueshëm nga fermerët të cilët thonë se edhe pse e domosdoshme kryesisht për tufat ne veri të vendit ajo nuk subvencionohet nga shteti.

Puke Agalaksia (5)

Fermerët e Pukës, Kukësit, Hasit, Tropojës e Shkodrës tregojnë për dëmet teksa apelojnë për mbështetje. Sanije Lusha ka mbi 100 krerë, por 10 prej tyre i kanë ngordhur, ndërsa dëmi sa vjen e po shtohet çdo ditë, pasi çdo dite i ngordhin nga tre deri ne pesë keca. Ajo thotë se e ka të pamundur të blej vaksinën e Agalaksisë, teksa tufa e saj po tkurret çdo ditë.

Edhe Pashk Kola nga fshati Vig i Shkodrës tregon gjendjen e rënduar të tufës me 300 të imta. Ai i apelon Shtetit dhe në veçanti Ministrisë së Bujqësisë të fusë në skemën e rimbursimit vaksinën e Agalaksisë kësaj sëmundje që po i çon dëm mundin e të gjithë familjes prej shumë vitesh.

Abdyl Kastrati, është një blegtor nga fshati Golaj i Hasit. Ai dhe familja e tij të ardhurat e vetmi i sigurojnë përmes tufës prej afro 400 krerë dhi, të cilat edhe këtë vit duket se nuk po i shpëtojnë Agalaksisë. Ai thotë se një here në vit Iisforcuar e kryen vaksinimin për Agalaksinë ndër në sezonin e dytë e ka të pamundur pasi nuk ja del dot.

Puke Agalaksia (1)

Por çfarë është sëmundja e Agalaksise sipas mjekëve veteriner. Eksperti i blegtorisë Gëzim Laçi thotë se kjo sëmundje duhet të merret në konsideratë nga Ministria e Zhvillimit Rural pasi po vihet në rrezik dhe siguria ushqimore, pasi qumështi dhe nënproduktet e tij të prodhuara nga kafshët e prekura nuk mund të konsumohen , pasi përbëjnë rrezik për konsumatorët.

Puke Agalaksia (3)

Karakteristike e kësaj sëmundje sipas tij janë, ulja e prodhimit në mënyrë drastike (deri në 25%) në qumësht dhe keca. Kafshët pësojnë dëmtime të dukshme në kyçe, shikim, nuk ecin dot dhe nuk ushqehen. Një pjesë e madhe e deleve dhe dhive që preken nga kjo sëmundje ngordhin, ndërsa në rastet kur ata shpëtojnë, dështojnë kecat, ose këta të fundit ngordhin pasi të kenë lindur.

Për të ndihmuar fermerët e zonave malore organizata Agro-Puka e mbështetur nga We-Effect, një organizatat që operon përmes fondeve të qeverisë suedeze ka nisur punën për sensibilizimin e strukturave shtetërore që të bëjnë subvencionimin e vaksinës të paktën për tufat e të imtave në veri të vendit. Sabah Djalishi, drejtor ekzekutiv i kësaj shoqate thotë se mbetet domosdoshmëri ndërhyrja e shtetit përball dëmtimeve kolosale që po ju bëhet tufave në veri të Shqipërisë si pasoje e pamundësisë së blegtorëve për të blerë vaksinën e Agalaksisë.

Puke Agalaksia (2)

Sipas të dhënave që janë grumbulluar rezulton se vetëm në zonën e Bajram Currit ngordhin çdo vite si pasoje e sëmundjes se Agalaksise 800 keca e qengja, ndërsa nga 157000 të imta që ka qarku i Shkodrës, 38000 prej tyre janë të prekura. Po kështu edhe ne Kukës rezulton se nga 110 mije të imta që ka kjo zonë 36 mije prej tyre vuajnë nga sëmundja e Agalaksise, tregues këta që e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen e strukturave shtetërore për subvencionin e vaksinës, teksa duket se ne veri të vendit është vënë në pikëpyetje dhe siguria ushqimore e produkteve dhe nënprodukteve të deles dhe dhisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: