Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, përsëriti para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe se kjo gjë nuk mund të ndryshojë.

Çitaku, në fjalën e saj në KS, ku është prezantuar raporti më i ri i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut, tha se Kosova mbetet fuqishëm e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh kur nuk pajtohemi me njëri-tjetrin”, tha Çitaku.

Ajo u bëri thirrje ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit që të shqyrtojnë dinamikën e raportimeve për Kosovën, ndërsa kërkoi që të redefinohet misioni i UNMIK-ut

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi në këtë mbledhje se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi, porse Prishtina, sipas tij, nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në dialogun në Bruksel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: