POGRADEC – Ta shohësh Pogradecin nga toka është fantastik por ta shohësh nga liqeni është një magji, dhe ky mjet amfib ta ofron këtë gjë.

Një mjet që ka qenë pjesë e mjeteve mbështetëse të forcave të armatosura R.P.S të Shqipërisë deri në vitin 1994, ka mbërritur në bregun e liqenit të Pogradecit.

Dashamirës të këtij sporti nga Tirana vendosën ta sjellin këtë mjet në jetë dhe ta praktikojnë në liqen dhe në tokë. Ky mjet është i vetmi në Ballkan, raporton Pogradeci News.

Surpriza është që ky mjet amfib do të qëndrojë për 12 muaj në Pogradec dhe do jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve vendas edhe të huaj.

Për rivënien në punë të këtij mjeti, dikur pjesë e forcave të armatosura, janë dashur plot 3 vjet punë ku kanë punuar me dhjetra specialistë për ta sjellë në gjendjen që është sot.Turi që ai do të zhvillojë si i vetmi në Ballkan do të drejtohet nga njerëz specialistë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb